KreuCelebrity

Vritet në mes të Londrës deputeti britanik, qëllohet me thikë!

Vritet në mes të Londrës deputeti britanik, qëllohet me

Një ngjarje e rëndë tronditi sot Britaninë e Madhe: një ligjvënës britanik humbi jetën, i qëlluar disa herë me thikë nga një 25 vjecar në kohën kur po zhvillonte takim në një kishë me zgjedhësit e tij. David Amess, deputet 69-vjeçar i Partisë Konservatore të kryeministrit Boris Johnson, u sulmua në Kishën Metodiste Belfairs në lindje të Londrës. Shërbimet e urgjencës mbërritën shpejt në vendngjarje dhe i dhanë ndihmën e parë, por fatkeqësisht nuk mundën ta shpëtonin. Autori i dyshuar i sulmit është arrestuar në vendngjarje, aty ku u gjet dhe thika e përdorur për sulmin, mbi motivin e të cilit ende nuk janë dhënë detaje. Kolegët e Amess në parlament shprehën tronditjen për vrasjen e tij, ndërsa flamujt në rezidencën e kryeministrit në Doëning Street u ulën në gjysmë shtize në shenjë nderimi. Amess, i martuar me pesë fëmijë, ishte zgjedhur për herë të pare në parlament në vitin 1983. Atij iu dha titulli i kalorësit nga Mbretëresha Elizabeth për shërbim publik në vitin 2015.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF