Madonna duket si njeriu më i lirshëm në botë, por vjen fjala tek fëmijët, nuk qenka ashtu. E bija, Lourdes Leon tregon se sip rind, ylli i popit është shumë e rreptë. “Mamaja ime është një maniake kontrolli dhe ajo më ka kontrolluar gjithë jetën time. Më duhej të isha plotësisht e pavarur prej saj sapo mbarova shkollën e mesme”, tha 25-vjeçarja. Sot Lourdes punon si modele, dhe në këtë mënyrë ka arritur pavarësinë duke paguar vetë shkollimin në kolegj dhe apartamentin në Neë York, ndonëse e ëma është milionere. “Nëna ime është shumë këmbëngulëse dhe me ka bërë të mendoj se unë vërtet mund të njihem përtej pamjes time. Nuk është bukuria e vetmja gjë për të cilën dua që njerëzit të më kujtojnë”, thotë ajo.
