KreuCelebrity

Bora Zemani reagon për raportin mes Semit dhe Donaldit: “Janë të lirë të sillen si të duan”

Semi dhe Donaldi janë dy nga personazhet më të komentuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, kjo për faktin se ata qëndrojnë pjesën më të madhe të kohës pranë njëri-tjetrit, duke ngjallur dyshime të ndjekësit se mes tyre mund të lindë një romancë.

Për këto lajme ka reaguar për herë të parë Bora Zemani, e cila është mike e ngushtë e Semit dhe ish e dashura e Donaldit. Me anë të disa postimeve në Instastory ajo ka dhënë mendimin e saj lidhur me marrëdhënien e dyshes, “Më duhet t’i përgjigjem absurditetit që po ndodh! Sado të përpiqem të jem indiferente siç bëj gjithmonë, e kam të pamundur kur shoh emrin tim çdo ditë, me lajme, thashetheme e të folura pa takt.

Kjo eksperiencë nuk më takon mua, por Semit dhe Donaldit dhe ata janë të lirë të sillen e ta shfrytëzojnë si të duan. Di të them që ata kanë patur një marrëdhënie shumë të mirë edhe jashtë, prej meje. Nuk dyshoj te Semi asnjë moment që mund të ketë pëlqim më shumë se shoqëror për Donaldin. Nga ana tjetër, edhe pse prej kohësh nuk jemi bashkë unë dhe Donaldi gëzojmë respekt për njëri-tjetrin dhe nuk do të krijonim asnjëherë situata të tilla. E shoh thjesht mbështetje dhe krah për njëri-tjetrin! Kaq!. E kuptoj që duhet të komentoni, por mos ekzagjeroni e mbi të gjitha mos shpifni!”, ka shkruar ajo ndër të tjera.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF