KreuCelebrity

Nis viti akademik; një pjesë e studentëve rikthehen në auditorë, të tjerët në protestë

Ditën e sotme studentët i janë rikthyer auditorëve, pas një shkëputje të gjatë për shkak të pandemisë.

Të gjithë studentët që kanë vendosur t’i rikthehen auditorë kanë paraqitur certifikatën e vaksinës ose një test PCR negativ në hyrje të çdo fakulteti. Atyre iu është matur temperatura, ndërkohë që janë të pajisur të gjithë me maska.

Por përpos atyre që kanë hyrë në auditore për të ndjekur leksionet dhe seminaret, të tjerë studentë janë në një marshim protestë para Kampusit Universitar. Ata kundërshtojnë detyrimin për t’u vaksinuar si një kusht për t’u pranuar brenda ambienteve të universitetit.

Në një prononcim për mediat rektori i UT, Artan Hoxha, tha se mbi 50% e studentëve janë vaksinuar dhe se pikat e vaksinimit në fakultete do të vijojnë që të funksionojnë për të gjithë ata studentë që nuk e kanë të mundur që të vaksinohen. Rektori pohoi se studentët që vijnë për herë të parë në Universitet janë më të vaksinuarit.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF