KreuCelebrity

“Koha me ty dhe koha pa ty u barazua”, Lori emocionon me letrën dedikuar të atit në ditën e tij të lindjes

Themeluesi i Top Medias, Dritan Hoxha, u nda nga jeta vite më parë, për shkak të një aksidenti me automjetin e tij.

Sot ai do të festonte ditëlindjen, dhe e bija e tij Lori Hoxha në këtë ditë të shënuar ka bërë një dedikim prekës në rrjetin e saj social Instagram.

Përkrah nje fotografie dhe një letre emocionuese drejtuar Tanit, Lori shkroi, “Koha me ty dhe koha pa ty u barazua këtë vit. Unë do jetoj gjithë jeten me mallin tënd dhe mirënjohjen (por dhe keqardhjen) që askush në vitet në vazhdim nuk pati ndikimin tënd tek unë dhe jo vetëm”.

Ndërkohë që nuk duhet lënë pa lexuar letra që ajo ka shkruar për të atin e ndjerë, i cili ka lënë një boshllëk të madh në jetën e familjes Hoxha.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF