KreuCelebrity

“Dy muaj jetova me frikën se kisha kancer gjiri”, Xhensila Myrtezaj ka një mesazh për të gjitha gratë

“Dy muaj jetova me frikën se kisha kancer gjiri”, Xhensila

Në muajin e sensibilizimit për kancerin e gjirit, Xhensila Myrtezaj ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një mesazh shumë të rëndësishëm.

Ajo ka rrëfyer një eksperiencë personale, duke zbuluar se pas gjidhënies kishte kuptuar që diçka nuk shkonte në trupin e saj, dhe për rreth 2 muaj ajo e ka mabjtur të fshehtë, duke menduar se po përballej me kancerin e gjirit. Por fatmirësisht pas konsultave rezultoi se kishin qenë disa ciste të krijuara pas gjidhënies.

“Pas lindjes së vajzës, dhe pasi mbaroi procesi i gjidhënies, kuptova që kishte diçka që nuk shkonte me trupin tim. Më është dashur ta mbaj këtë gjë brenda vetës për dy muaj rresht. Një frikë shumë e madhe nuk më lejonte ta ndaja me të tjerët këtë gjë, por më vriste edhe shumë ndërgjegjja që po bëja shumë gabim. Sigurisht, Besi më dërgoi te mjeku, dhe falë Zotit gjithçka ishte në rregull, ishin thjesht disa ciste që i dalin nënave pas gjidhënies”, rrëfeu Xhensila.

Këngëtarja me anë të kësaj video i ka bërë thirrje të gjitha vajzave dhe grave të mos ngurojnë, por të bëjnë kontrolle të vazhdueshme, në mënyrë që të parandalojnë çdo të keqe të mundshme.

Më tej Xhensila shtoi se së bashku me vajzat e stafit të produkteve të saj kozmetike, kanë krijuar dy produkte vetëm për këtë muaj ndërgjegjësimi, dhe të gjitha të ardhurat nga shitja e tyre së bashku me gjithë shitjet e datës 25 tetor, do të shkojnë për gratë që vuajnë nga kanceri. Një ndihmë të vogël e cilëson këtë Xhensila, por thekson se nëse të gjitha vajzat sipërmarrëse e bëjnë këtë gjë, atëherë mund të jetë një ndihmë për gratë që vuajnë nga kjo sëmundje.

 

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF