KreuCelebrity

Deshmia e punonjëses në Qerret, cfarë i thanë katër rusët para se të gjendeshin të vdekur!

Vdekja misterioze e katër turistëve rusë në saunën e një hoteli në Qerret shkaktoi tronditje të madhe, e ndërsa hetimi vazhdon dalin pak nga pak detaje prej tij. Kështu punonjësja e hotelit që I gjeti të pajetë ka rrëfyer para policisë komunikimin e fundit që pati me ta. “Pasi zbritën nga dhoma, qëndruan në zonën e xhakuzit. Kur i ofrova shërbim, ata më thanë se nuk kishin nevojë për asgjë”, u shrepj ajo. Viktimat janë identifikuar si Natalia Burenkova, 58 vjeçe, bashkëshorti i saj, Sergei, 61 vjeç, vajza e tyre Ekaterina 31 vjeçe dhe bashkëshorti i vajzës, Nikita Belousov 37 vjeç, lënë dhomat e tyre rreth orës 21:00 për të zbritur në pjesën e poshtme. Zyrtarisht, policia thotë se dyshohet që shkak i vdekjes është asfiksia, ndërkohë, përfaqësues të ambasadës ruse në Tiranë, po ndjekin procesin e autopsisë së viktimave, për zbardhjen shkakut të vdekjes.Burime nga grupi hetimor thanë për Tv Klan se nga kontrollet e ushtruara në dhomë, janë gjetur disa birra, ndërsa nga verifikimet ka rezultuar se nuk kishin konsumuar asgjë në hotel.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF