Aleksandër Gjoka ishte i ftuar në programin “Dola te Ola” këtë të diel, ku foli ndër të tjera edhe për jetën e tij familjare.
Ai zbuloi se me bashkëshorten është njohur në Dajt kur ai shkonte me kitare, ndërsa ajo ekskursion me familjen. “Jemi marrë me dashuri”, u shpreh ai. Artisti tha se te Rita pëlqen se është shumë e qetë, e dashur dhe shumë arsyeshme.
“Ajo më qetëson mua”, tha Aleksandri, duke treguar se dhe kur është i acaruar ajo di si t’i fale qetësi, ndërkohë që shtoi se ai hyn tek ata persona që di të kërkojë falje, dhe shumë herë i është dashur t’i kërkojë falje bashkëshortes.
Aleksandëri dhe Rita janë prindër të një vajze dhe një djali që jetojnë në Itali. Ndër të tjera artisti theksoi se me familjarët ka një marrëdhënie shumë të mirë dhe se ata janë shumë të rëndësishëm për të.