Shpat Kasapi dhe e shoqja, Selvija do të bëhen prindër për herë të parë dhe po e presin me padurim momentin kur do të shtrëngojnë në krahë djalin e tyre. I ftuar tek “E Diell”, këngëtari tha se Selva (siç e thërret ai partneren) dhe nëna e tij kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën. Madje dhe kur bën fjalë me të ëmën, nusja i del në krah vjehrrës. Kuptohet, janë ngrindje të vogla sepse Shpati ka një raport shumë të mirë me prindërit. I pyetur se kë do të zgjidhte mes nënës dhe partneres, ai dha këtë përgjigje: “Kjo është një pyetje retorike. Normal që të dyja do i zgjidhja. I ka dhënë Zoti dy duar për të mbajtur edhe nënën, edhe gruan”.