
Historia e dashurisë mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e mediave rozë, gjatë kohës që ata ishin bashkë, por edhe pas ndarjes së tyre.
Donald Veshaj tanimë ndodhet në “Big Brother VIP”, dhe së fundmi teksa ka zhvilluar një bisedë me Granitin, ai është shprehur se e ka dashur moderatoren, duke shtuar se marrëdhënia e tij me Borën ka qenë diçka shumë e fortë.
“Ka rreth 4-5 muaj që jemi ndarë. Po e kam dashur. Kemi qenë bashkë gati 2 vjet e gjysmë-tre, kemi bashkëjetuar. Ka qenë diçka e fortë fare, por jeta bën të vetën”, u shpreh ai, teksa shihej paksa nervoz kur po tregonte.