Pavarësisht se ka sjellë në jetë tre fëmijë, Kate Middleton ka një fizik të admirueshëm dhe arrin të kthehet shumë shpejt në formë pas peshës së shtatzanisë. Si i ben Dukesha që duket kaq mirë? Sekreti është se Kate, për të humbur kilogramët e tepërt përdor dietën Dukan që është e pasur me proteina dhe yndyrëra të mira, por pa karbohidrate. Ajo po kështu përpiqet të shmangë produktet e bulmetit dhe përdor qumështin e bajames. Preferon shumë smoothie-t dhe e mbush dietën e saj të përditëshme me fruta, normale apo të thata, dhe antoksidantë, apo sallata të ndryshme.
