KreuCelebrity

Bieta e ngatërron me Noizyn, reagimi i Stresit nuk duhet humbur!

Bieta e ngatërron me Noizyn, reagimi i Stresit nuk duhet humbur!

Rivalë në muzikë, Noizy dhe Stresi patën një betejë të gjatë mes tyre derisa më në fund, zgjodhen t`i japin fund kësaj armiqësie. Stresi këtë e bëri dhe përmes vargjeve: “Unë ty të fala nuk të çoj, por veç familjes tënde. Unë jam djali i Sali Lushës, kërkoj falje për cdo të shame”. Reperi ishte i ftuar në emisionin  “Ftesë në 5” për të treguar dicka më shumë rreth momentit kur të dy vendosën të ulnin tonet.  “Asgjë, thjesht ka shumë vite që i bëhesh bajat dhe njerëzve që keni 13 vjeç, su poqët. Kur rritesh, e mendon dhe vetë. Gjithmonë të vjen në kokë. Ja kemi lënë adoleshencës. Protesta ime e momentit është vetëm në studio”, tha ai. Ndërkohë, Bieta në një moment ia ngatërron emrin me Noizyn dhe Stresi u përgjigj: “E prisja se e ke ngatërruar njëherë. E parandjej 3 sekonda para. E thashë që mbaje mend që do ma bëjë sepse në intervistën që ke bërë me Noizyn i ke thënë Stres”!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF