
Gerta Heta duket se është vërtet origjinale në gjithcka që bën e mendon. Imazhi në rrjetet sociale po kthehet në një problem të madh të momentit, me presionin që ushtrohet sidomos mbi të rinjtë për t`u dukur sa më mirë. Për këtë arsye, në një sërë vendesh kanë nisur debate të forta e madje Norvegjia ka vendosur të ndërhyrjë dhe ligjërisht lidhur me përdorimin e filtrave. Gerta vetë është kundër kësaj manie, dhe thotë se “Filtrat dhe apps që nuk bëjnë gjë tjetët veçse i ulin vetëbesimin brezit të ri”!



















