Donald Veshaj gjatë një bisede me Fifin, Semin dhe Kledin ka pranuar që e ka marrë malli për Bora Zemanin, duke lënë të kuptohet se e do akoma. Ai tregoi se me Borën ka bashkëjetuar prej më shumë se dy vitesh dhe se ndarja me të ka ardhur si pasojë e karaktereve të njëjtë që ata kanë.
‘’U bënë shumë gjëra bashkë. Kemi bashkëjetuar menjëherë sapo jemi njohur. Jemi tipa shumë të ngjashëm. Dy gjela bashkë nuk mund të rrinë në të njëjtën shtëpi’’, tha Donaldi.
Ndërkohë që Semi, e cila i njeh të dy, ndërhyri në bisedë dhe shtoi, “Këta të dy vdesin për njëri-tjetrin, duhen pafund por janë shumë tipa të njëjtë. Që në momentin e parë që janë takuar duket se kishin një jetë që njiheshin”. Nga ana tjetër Donaldi shtoi se Bora është femra që ai ka dashur më shumë në jetë.