Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka folur pas daljes nga spitali. Ai ka publikuar një video në Twitter këtë të enjte, ku shprehet se është drejt përmirësimit. “Unë jam vërtet i lumtur që jam kthyer në shtëpi. Jam duke u bërë mirë, duke shijuar këtë mot të bukur vjeshte. Jam në rrugën e rimëkëmbjes, por dua t’u kujtoj të gjithëve, që të merrni kohë ‘për të dëgjuar’ trupin tuaj dhe kujdeseni për veten”, tha Clinton.
Më tej ai shtoi, “Ne të gjithë kemi punë për të bërë, dhe secili prej nesh ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në jetë dhe në të ardhmen e afërt. Unë, për shembull, do të bëj çmos që të jem pranë jush për të vazhduar të bëj më të mirën që mundem për më gjatë”.
I’m glad to be home! pic.twitter.com/ZoYuy54Q6R
— Bill Clinton (@BillClinton) October 20, 2021
Sipas një burimi ish-presidenti ishte në Kaliforni në Fondacionin Clinton Business kur u shtrua në spitalin në Irvine javën e kaluar, pasi filloi të ndihej më i dobët. Ai u diagnostikua me një infeksion urologjik që u shndërrua në një infeksion më të gjerë.