KreuCelebrity

Dua Lipa, marshim për të dhunuarat gjatë luftës në Kosovë!

Dua Lipa iu bashkua thirrjeve për marshim para Konsullatës së Përgjithshme të Serbisë në Nju Jork. Me një fotografi të shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram, ajo apeloi për pjesëmarrje në nismën #RallyForHerJustice. Ishte deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi Goodman, e cila e inicjoi fushatën me kërkesën për drejtësi për historinë e saj. Deputetja, edhe vetë një viktimë e kësaj dhune, që nga paraqitja e parë në politikë, e tregoi se do të bëhej zëri i shumë grave që kaluan nëpër të njëjtën situatë gjatë luftës. “Bashkojuni Vasfije Krasniqi-Goodman, në #RallyForHerJustice më 28 tetor në Neë York. Vasfije është një e mbijetuar dhe aktiviste e të drejtave të njeriut që e ka për mision mbrojtjen e të mbijetuarve në Kosovë dhe në botë duke kërkuar drejtësi për krimet e pandëshkuara gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar Dua.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF