Së shpejti Kylie Jenner dhe Travis Scott do të bëhen prindër për herë të dytë. Kylie këtë lajm të bukur e konfirmoi vetë rreth një muaj më parë, por pa zbuluar gjininë e fëmijës së saj të dytë.
Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi në rrjetin e saj social Instagram, ku shihet sedilja blu brenda një makine, “Baby Blues”, ka shkruar 24-vjeçarja, duke lënë të nënkuptuar se ajo dhe partneri i saj do të bëhen prindër të një djali.
Kujtojmë që themeluesja e Kylie Cosmetics dhe Travis Scott kanë së bashku edhe një vajzë të quajtur, Storm, e cila erdhi në jetë në vitin 2019.