Celine Dion ka dhënë një lajm të keq për fansat e saj, sidomos ata që prisnin me padurim ta shikonin në Las Vegas. Këngëtarja e famshme i ka anulluar të gjitha koncertet atje. Shfaqjet ishin planifikuar në muajin e ardhshëm dhe në fillim të vitit të ardhshëm në The Resorts World Theater, ndërsa biletat do të rimbursohen të gjitha. “Më thyhet zemra”- shkroi Dion në Instagram. “Ekipi im dhe unë po punonim për shfaqjet përgjatë 8 muajve të fundit dhe të mos jesh në gjendje të performosh është e trishtueshme për mua. Ndihem aq keq dhe veçanërisht për zhgënjimin e të gjithë fansave që kishin planifikuar të vinin në Las Vegas. Tani duhet të përqëndrohem tek shërimi im. Do mundohem ta kaloj sa më shpejt të mundem,”është shprehur ajo.
