Fifi dhe Graniti duhet të kalojnë disa ditë të ndarë, dhe shkaku për këtë është loja me binjakët siamezë. Të dy ata nuk janë përmbajtur dot pa treguar sa e ndiejën mungesën e njëri-tjetrit. “Vdiqa të të përqafoj”, i tha Fifi, ndërsa ai iu përgjigj: “Vdiqa të të puth”. Këngëtarja dhe modeli nga Prishtina duket se po shkojnë drejt një lidhje dashurie, por ende nuk e kanë ndërmarrë hapin për të shkëmbyer puthjen e parë brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Gjatë një bashkëbisedimi me Donald Veshajn gjatë ditës së djeshme, Fifi u shpreh se nëse modeli do merrte guximin ta puthte, ajo do t`ia kthente.
