Artistja dhe përkthyesja shqiptare, Olta Canka duket se është një person me aftësi paranormale. E ftuar në emisionin e mëngjesit në Top Channel, Wake Up ajo ka rrëfyer disa prej eksperiencave të saj.“Janë vizione, ndjesi, i ndjej në trup në mendje, janë si prekje që i ndjej si trysni. Mund të jenë vizione. Ajo që ndodh me Shqipërinë është thjesht një shfaqje e asaj ne si komunitet kemi ushqyer dhe kemi mbjellë ndër vite dhe tani po e korrim. Është pak e vështirë për tu përshkruar. Jetët e shkuara arrij t’i zhbiriloj përmes vizioneve. Kur jam në një moment paqeje dhe befas më vjen një imazh që mund të zgjasë pak sekonda”, tha Olta. Ajo i përshkruan këto vizione si një pazëll, të cilin duhet ta plotësosh me të gjitha pjesët në mënyrë që të marrësh mesazhin. “Mund të jetë një send një person, një pjesë natyre. Kam parë veten time me lëkurë blu. E mira është që kur i merr këto informacione të mos i përpunosh, por vetëm i merr, janë si pazëll. Ka ndodhur shumë herët, janë shumë kujtesa dhe burime. Në moshën 21-vjeçare kam provuar një vetë hipnozë, ndodhi ajo që nuk e prisja, pashë vizionin e parë të një jete që unë e përflisja, jetë kur kam qenë mbretëreshë në Francë dhe më pas shikoj veten në moshën 14-vjeçare, kur më dhanë një lajm të keq dhe unë shkoj i bie një instrumenti që është shpikur para pianos”, tha artistja.
