Beyonce është kritikuar së fundmi nga fansat e saj, pas një reklame që ajo ka realizuar së bashku me reperin Jay Z për markën e bizhuterive Tiffany & Co.
Në reklamë, toni i lëkurës së këngëtares është më i zbehtë dhe ndjekësit kanë komentuar se ajo duket si një “europiane e bardhë”.
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që këngëtarja përballet me një akuzë të tillë. Në vitin 2008, ajo u komentua se lëkura e saj kishte një nuancë më të lehtë në një reklamë për L’Oreal. Dhe në vitin 2012, një foto e përdorur për të promovuar albumin e saj 4-të, të publikuar në vitin 2011, e tregonte yllin botëror shumë më e zbehtë se toni i saj i zakonshëm, duke shkaktuar edhe asokohe pretendime për përdorimin e filtrave për zbardhjen e lëkurës.



















