KreuCelebrity

Manjola Nallbani i rikthehet baladave të dashurisë!

Këngëtarja e njohur Manjola Nallbani këtë të enjte ka ardhur pranë publikut me një projekt të ri muzikor.

“Vuj moj zemër” titullohet kënga e re e divës së muzikës shqiptare, e cila nuk zhgënjen asnjëherë me zgjedhjet e saj. Zëri i saj briland, ndërthurur me punën e madhe dhe përkushtimin e këngëtares, ka bërë të mundur që Manjola të sjellë hitin e radhës.

Mjafton të dëgjosh pak sekonda nga “Vuj moj zemër”, dhe gjithsecili prej nesh e gjen veten te këngë. Artistja gjithmonë ka ruajtur stilin e saj të të kënduarit, por te kjo këngë vjen me e modernizuar.

Kënga është shoqëruar me një videoklip, ku artistja shihet e kuruar në detaje. Manjola ka spikatur gjithmonë edhe për elegancën e saj, aq sa duket se vitet kanë ndalur për të.

Sapo kënga është publikuar, të shumta kanë qenë urimet për Manjolën nga miqtë, kolegët dhe fansat e saj të shumtë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF