KreuCelebrity

Bora Zemani flet pas takimit me Donaldin: “Ishin emocione të bukura”

Takimi i Bora Zemanit dhe Donald Veshajt në shtëpinë e “Big Brother VIP” është padyshim një nga momentet më të bukura dhe më emocionuese televizive.

Moderatorja shkoi në “Big Brother VIP” për t’u takuar me miken e saj, Semin mirëpo nuk doli që nga aty pa u takuar edhe me Donaldin.

Për këtë, Bora foli për herë të parë në programin e saj ku u shpreh, “Ishin shumë emocione të bukura edhe për mua realisht. Ajo dalja në “Big Brother”, ku u përcollën mesazhe të forta dashurie e nuk është e rëndësishme që këto mesazhe të jenë vetëm për partnerin, por dhe për shoqen e ngushtë. Ç’të them, jam pa fjalë tërësisht”.

Ndërkohë teksa u pyet se nëse takimi ishte pajtim mes saj dhe Donaldit, Bora tha, “Kam shumë pikëpyetje për vete. Nuk jam në gjendje të jap përgjigje.”

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF