KreuCelebrity

Manjola Nallbani: Dhimbja më e madhe e kësaj kohe është që po vdesin ndjenjat!

Manjola Nallbani ishte e ftuar këtë mëngjes në programin ‘Wake Up’ për të folur rreth këngës së saj më të fundit ‘Vuj moj zemër’. Një krijim që po kthehet në himn për dashuri të humbura e të pamundura, kënga e re Manjolës ka marrë komente tejet pozitive.

Por pse Manjola Nallbani zgjedh t’i këndojë dashurive të pamundura? Për të gjithë ata që ndoshta e kanë bërë ndonjëherë këtë pyetje, artistja e ka një përgjigje. Të paktën për këngën ‘Vuj moj zemër’ Manjola dha këtë shpjegim sot në ‘Wake up’:

 

 

A post shared by Manjola Nallbani (@manjolanallbani)

“Secili nga ne mund të ketë pasur një dashuri shumë të fortë për dikë dhe për arsye të ndryshme nuk ka funksionuar. E pas shumë vitesh kur ti mendon se e ke harruar atë dashuri, në fakt kupton se ka qenë vetëm mendja ajo që e ka harruar pasi zemra vazhdon qan. Dhe është bukur të shkojmë tek ndjesitë, sepse unë mendoj se dhimbja më e madhe e kësaj kohe është se po vdesin ndjenjat. Dikush më pyeti pse me vuajtje? Vuajtja është ndonjëherë e bukur edhe për faktin se tregon që të punon zemra”

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF