Të dielën në mbrëmje, Angelina Jolie solli vajzat e saj në shfaqjen e filmit të saj të ri nga Marvel Cinematic Universe në Festivalin e 16-të të Filmit në Romë. Jolie eci në tapetin e kuq me një fustan argjendi pa rripa argjendi që nxirrte në pah siluetën elegante të aktores, duke u dukur si një “perëndeshë”, sipas postimit të Donatella Versace në Instagram.
Kesaj here Angelina preferoi ta bënte parakalimin në tapetin e kuq nën shoqërinë e dy vajzave të saj Zahara dhe Shiloh.
Gjashtëmbëdhjetë vjeçarja Zahara kishte veshur një fustan të bardhë të stilit grek me rripa floriri në pjesën të dekoltesë, me flokët e krehura anash stiluar me një karficë të bardhë. Shiloh, vetëm katërmbëdhjetë vjeçe, kishte veshur një fustan të zi deri tek gjunjët.



















