
Me një foto bardh e zi, ku shihet qartë barku tashmë i rrumbullakosur, Zaimina Vasjari zgjodhi të tregojë se është sërish në pritje të ëmbël. “E bekuar me një engjëll”, ka shkruar ajo, ndërsa fansave lajmi u mbërriti i papritur. Duket qartë që e ka shtyrë mjaftueshëm lajmërimin, pasi fotoja tregon një shtatzani disi të avansuar. Llogria e saj në Instagram është mbushur me urime nga miq e admirues, ndërsa ne ende nuk e dijmë ndërkohë gjininë e bebit. Zaimina ka dhe një vajzë 3 vjecare, Kloe me partnerin e saj!
!



















