Nuk ka zgjatur përvecse disa muaj lidhja e dashurisë së Jessie J dhe Max Pham. Fundin e saj, këngëtarja e pohoi vetë. “Unë dhe Max kemi qenë vetëm miq për një kohë. Asgjë dramatike nuk ndodhi. Ai është një njeri i mahnitshëm. Ne të dy kemi shumë respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin. Thjesht nuk ishte romancë e drejtë. Kështu që ne vendosëm që miqësia është më mirë”, u shpreh ajo.
Vitin e kaluar, Jessie u duk se po përjetonte një lidhje mjaft të fortë me aktorin Channing Tatum, por edhe me të u nda, sic thuhet sepse ai “ishte shumë i zënë me karrierën dhe prindërimin”.



















