KreuCelebrity

Këtë nuk e dinim, studimi: “Orizi i bardhë, efekt të ngjashëm me sheqerin”! 

Këtë nuk e dinim, studimi: “Orizi i bardhë, efekt të

Një studim i shkollës së Mjekësisë në Universitetin e Harvardit i ka lidhur efektet negative të orizit të bardhë në organizëm me ato të sheqerit. Orizi është ushqim bazik për më shumë se gjysmën e popullsisë së botës, e kjo përfshin edhe 640 milionë njerëz të kequshqyer në Azi. Ai është lehtësisht i aksesueshëm dhe i lirë, dhe e ka jetëgjatësinë mjaft më të madhe sesa orizi ngjyre kafe, që nga ana tjetër, duket se ofron më shumë vlera ushqimore. Pavarësisht se është mjaft i kërkuar, orizi i bardhë mund të jetë edhe pasoja jo të mira mbi trupin tonë. Kështu, studimi tregon se një racion oriz i bardhë shkakton një ngritje të shpejtë të sheqerit në gjak, dhe ka pothuajse të “njëjtin efekt si të hash sheqer”. Kjo ndodh për shkak të indeksit të lartë glicemik (GI), që con në rritjen e shpejtë të insulinës.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF