KreuCelebrity

Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja; ja kategoritë që lejohen të udhëtojnë drejt Italisë!

Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja; ja kategoritë që lejohen

Nga dita e sotme hyjnë në fuqi masat e reja për të gjitha ata që duan të udhëtojnë drejt Italisë. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi se qeveria italiane ka forcuar masat kufizuese, për të përballuar situatën e shkaktuar nga Covid-19.

Mund të udhëtojnë drejt Italisë vetëm disa kategori me motive të veçanta:

-motive pune,
-motive shëndeti,
-motive studimi,
-motive urgjence,
-persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës,
-familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali,
-personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezident në Itali,
-sportist, teknik dhe gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar.

Gjithashtu shtetasit që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë, pavarësisht nga nënshtetësia dhe që kanë qëndruar aty më shumë se 120 orë do t’i nënshtrohen edhe një vetë izolimi 10-ditor, në fund të të cilit do të kryejnë edhe një tampon molekular apo antigjenik.

Ndërkohë Për kategoritë e personave që mund të udhëtojnë ka disa kushte; prezantimi i “Passenger Locator Form” në format digjital ose në kopje fizike, prezantimi i testit me rezultat negativ molekular ose antigjenik, të kryer 72 orë përpara udhëtimit, qytetarët i nënshtrohen izolimit në mirëbesim prej 10 ditësh në adresën e deklaruar në “Passenger Locator Form” dhe i nënshtrohen testit molekular ose antigjeni, në përfundim të izolimit. Këto masa të jenë të vlefshme deri më 15 dhjetor 2021.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF