KreuCelebrity

Britney Spears shpreh hapur zhgënjimin për familjen e saj, “Më kanë lënduar shumë”

Britney Spears me anë të një postimi në Instagram ka shprehur edhe njëherë zhgënjimin që ajo ka përjetuar nga familja e saj. Babai i saj, Jamie u pezullua si kujdestar i pasurisë së saj në muajin shtator, por ylli i popit vazhdimisht bën postime në rrjetet sociale ku zbulon më shumë rreth marrëdhënies që ajo ka me familjarët e saj.

“Është poshtëruese dhe është sikur çdo person me të cilin jam hapur ndonjëherë do të thotë se do të largohet menjëherë në një udhëtim për dy javë pas…Ok, e kuptoj…ata janë të disponueshëm për mua vetëm kur është e përshtatshme për ta. Epo unë nuk jam në në dispozicion për asnjë prej tyre tani. Nuk më shqetëson të jem vetëm…dhe në fakt jam lodhur duke qenë kaq mirëkuptuese si Nënë Tereza…nëse jeni të vrazhdë me mua, atëherë ka mbaruar…paqe. Ky mesazh është për familjen time…që më lëndoi me thellë se ndonjëherë”, ka shkruar ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF