Bashkëshortja e Alec Baldwin, Hilaria ka thyer heshtjen në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi gjatë xhirimeve të filmit “Rust”, ku mbeti e vrarë Halyna Hutchins dhe u plagos regjisori Joel Souza.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shprehu ngushëllimet për familjen e kineastes, “Zemra ime është me Halynan, bashkëshortin, djalin, familjen dhe me të gjithë të dashurit e tyre. Dhe për Alec gjithashtu. Thuhet ‘nuk ka fjalë’ sepse është e pamundur të shprehësh tronditjen dhe dhimbjen e një aksidenti kaq tragjik. Humbje. Mbështetje”.
Kujtojmë që pak ditë më parë reagoi vetë Alec Baldwin për ngjarjen e ndodhur. “Nuk ka fjalë për të përcjellë tronditjen dhe hidhërimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën Halyna Hutchins, një gruaje, nëne dhe kolegeje të admiruar jashtëzakonisht”, thaai.



















