KreuCelebrity

“Me dhemb zemra për ta dhe për tim shoq”, vrasja në sheshxhirim-reagon bashkëshortja e Alec Baldwin! 

Bashkëshortja e Alec Baldwin, Hilaria ka thyer heshtjen lidhur me ngjarjen tragjike të përpara disa ditëve, kur aktori i famshëm hollivudian qëlloi aksidentalisht për vdekje me pistoleta drejtoreshën e fotografisë Halyna Hutchins dhe plagosi regjisorin, Joel Souza.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Hilaria i përcolli ngushëllimet e saj familjes së kineastes ukraninase. “Zemra ime është me Halynan, bashkëshortin, djalin, familjen dhe me të gjithë të dashurit e tyre. Dhe me Alec-un  gjithashtu.

Thuhet ‘nuk ka fjalë’ sepse është e pamundur të shprehësh tronditjen dhe dhimbjen e një aksidenti kaq tragjik”, ka shkruar ajo.

Më herët, i shoqi qe shprehur i tronditur se “nuk ka fjalë për të përcjellë tronditjen dhe hidhërimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën Halynas -një gruaje, nëne dhe kolegeje të admiruar jashtëzakonisht.”

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF