Atë që flitej prej kohësh, mbesa e Perandorit japonez, princesha Mako e bëri realitet. Ajo vendosi të heqë dorë përfundimisht nga titulli mbretëror dhe lidhi kurorë me ish-shokun e klasës, Kei Komuro, një vdekatar i thjeshtë.
Pavarësisht kundërshtimeve të familjes së saj, Mako tha se “ishte e vendosur të ndërtonte një jetë të lumtur me bashkëshortin e vet”.
Ndryshe nga sa ndodh me dasmat mbretërore në këtë vend, cifti u martua në një ceremoni të thjeshtë, ndërsa Mako refuzoi një pagesë prej 1 milion dollarësh nga qeveria, shumë e cila i takonte pas largimit nga mbretëria.
Të dy ata madje kërkuan publikisht falje për “çdo telash të shkaktuar nga martesa e tyre” dhe shprehën mirënjohjen për të gjithë njerëzit që i mbështetën.



















