KreuCelebrity

I keni këto shenja? Është Covid i zgjatur dhe si mund të trajtohet!

Pasi kalojnë COVID-19, shumë njerëz ankohen për simptoma të vazhdueshme për muaj të tërë. Sipas një raporti të organizatës jofitimprurëse FAIR Health, rreth 15-20% e atyre që janë prekur nga virusi vazhdojnë të kenë simptoma muaj më vonë.

Disa nga simptomat e sëmundjes së zgjatur të shkaktuar nga koronavirusi, thotë VOA, janë lodhja kronike, turbullimi i mendimit, pagjumësia, probleme në zemër dhe vështirësi në frymëmarrje.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA përshkruajnë 18 simptoma të zakonshme, përfshirë kollën, dhimbjet e kokës, probleme me frymëmarrjen, pagjumësinë, çrregullimin e rrahjeve të zemrës dhe shpesh lodhje kronike.

Ekspertet thone se se sfida është diagnostikimi i saktë, që këto simptoma të zakonshme janë për shkak të post-COVID-it dhe jo diçkaje tjetër, dhe në këtë mënyrë mund të nisë edhe trajtimi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF