Shtëpisë së “Big Brother VIP” këtë të martë i janë bashkuar 3 banore të reja. Bëhet fjalë për Beatrix Ramosaj, Einxhël Shkira dhe Sara Berisha.
Në klipin prezantues Beatrix Ramosaj tha, “Kam ardhur këtu për ta shijuar totalisht si eksperiencë. Uroj që publiku të më mbështesë. Jam njeri i qetë, ajo që më bezdis janë gënjeshtrat. Për mua te meshkujt nuk ka të bëjë bukuria, por sjellja”.
“Më pëlqen të jem e lirshme, të flas hapur. Kam tentuar shumë herë t’i largohem ekranit, por mesa duket qenka e pamundur dhe shpresoj kjo eksperiencë do jetë kulmi”, tha Einxhël Shkira.
“Big Brother deri tani i ka munguar pak alegri dhe gëzim prandaj mendoj që jam personi i duhur për t’i zgjuar ata brenda”, u shpreh Sara Berisha.