Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi janë një nga çiftet më të pëlqyer të publikut. Ata e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë, dhe tanimë janë prindër të një vajze të quajtur Emi.
Jonida së fundmi gjatë një interviste ka rrëfyer periudhën e vështirë që ata kanë patur, duke zbuluar se shumë herë kanë menduar edhe ndarjen për shkak të vështirësive të largësisë.
“Ne e kemi nisur marrëdhënien në distancë. Akoma vazhdon, po tani është ndryshe. Ne jemi shumicën e kohës bashkë. Në fillim ka qenë në distancë edhe nuk ishte aspak e lehtë, ndonjëherë mendoja se po humbte ajo që kishim nisur dhe po përpiqeshim ta mbanim”, tha Jonida duke shtuar se në marrëdhënien me të, ka qarë shumë herë për shumë arsye.
Aktorja zbuloi se para se të njihte Besnikun, nuk mendonte kurrë se do të krijonte një lidhje në distancë, por me të kishte ndodhur ndryshe. Më tej ajo shtoi se pavarësisht zënkave e problemeve nga distanca, takimet e tyre dhe malli pas shumë kohësh larg, nuk kishn të paguar.