KreuCelebrity

“Doktori i mrekullive”, baba për herë të parë!

Aktori turk Taner Ölmez, i njohur për publikun shqiptar me rolin e Ali Vefa në serialin televiziv “Doktori i mrekullive”, thuhet se së shpejti do të bëhet baba.

Ece Çeşmioğlu dhe aktori do të bëhen prindër për herë të parë, dhe shkak për këto aludime u bë një fotografi e aktores, ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur.

Kujtojmë që çifti u martua më 28 qershor në një ceremoni private, ku të pranishëm ishin familjarët dhe miqtë më të afërt, të cilët respektuan protokollet anticovid.

Taner Ölmez dhe Ece Çesmioglu u njohën kur ishin pjesë e kastit të serialit historik “The Magnificent Century: Kösem”, në vitin 2015. Pas pesë vitesh lidhje në vitin 2020, Ölmez i propozoi asaj në Bruges të Belgjikës, për t’u martuar më pas në 2021-shin.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF