Pas një javë të vështirë për Fifin, e cila ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të debateve që ka patur me Semin, mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit të “Big Brother VIP” hyri babai i saj për ta surprizuar.
Babai i Fifit e nisi me kritika takimin me të bijën, duke i thënë se ajo nuk është Filloreta që ai njeh, “Nuk je Filloreta që njoh unë. Ti duhet me mbështet njërin. Me qenë Leta babit. Ti ke hy në gjynah bab me do sene. Nuk je sjell mirë, nuk të kam edukuar me këto gjeste bab. Ti je çika jeme, duhet me tregu vetveten”, ndërsa Fifi u përgjigj, “Mu nuk më ka kurrkush falje. Unë kam bo do sene e kam kërku falje, po ka qenë shumë vështirë mu përshtat bab”.
Babai i kërkoi asaj që t’i premtonte se ajo të jetë Filloreta që ai njeh, “Ta premtoj”, tha këngëtarja.
Më pas kur mbaroi surpriza, ajo hyri në shtëpi dhe banorët e pritën krahëhapur e të përlotur, dhe e para që e përqafoi ishte Semi.
Ndërkohë Fifi në dhomën e rrëfimeve ka zbuluar vështirësitë e saj dhe te familjareve kur ajo ka ardhur në Tiranë. “Kanë hequr dhe lekun e bukës që unë të bëhem dikushi. Babi është shoku im më i mirë. E kanë përjetuar keq kur erdha në Shqipëri 20 vjeçe. Nuk kisha lekë t’u shkoja, nuk kishin lekë të vinin. Kam nxjerr dhe lek pi vorrit vetëm që atyne mos t’u mungonte gjë. I ngjaj shumë të dyve, kom marr shumë nga ta”, u shpreh ajo.