KreuCelebrity

“Ishte i vetmi që s’e kontrolloi armën”, aktori i “Rust” akuzon Alec Baldwin

Ende nuk ka një akuzë zyrtare ndaj Alec Baldwin për vrasjen e Halina Hutchins, por Ian Hudson, i cili ka luajtur një rol të vogël në film, po ndryshon faktet dhe po e akuzon aktorin e njohur për papërgjegjshmëri.

Ian Hudson shpjegoi se gjatë xhirimeve të filmit, të gjithë anëtarët e kastit kontrollonin armët e tyre para çdo skene për t’u siguruar që ishte bosh. Sipas tij i vetmi që nuk e kontrolloi armën ishte Baldwin.

Të gjithë aktorët, që janë edhe më me përvojë se unë, kontrolluan të gjithë armët. Baldwin ishte i vetmi që u mbështet te asistenti i regjisorit, Dave Halls, i cili e siguroi atë se nuk kishte plumba”, tha aktori.

Më tej Ian Hudson shtoi se në përgjithësi nuk ka pasur siguri gjatë xhirimeve të filmit, pasi aktorët nuk janë mbrojtur as në skenat e xhirimit.

“Nuk u ndjeva i sigurt, kishte kaq shumë armë në shesh dhe asnjë mbrojtje për aktorët, përveç pajisjeve”, është shprehur ai.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF