KreuCelebrity

Gazetari e pyeti për The Weeknd; ja si reagoi Angelina Jolie!

Prej muajsh disa darka e takime mes aktores Angelina Jolie dhe këngëtarit The Weeknd janë bërë shkak që të lindin dyshime se mes dy të famshëmve mund të ketë nisur një histori dashurie.

Edhe pse nuk ka patur asnjë reagim që të konfirmojë apo të mohojë këto zëra, gazetarët nuk humbin asnjë mundësi sa herë u jepet rasti për të mësuar diçka më shumë.

Së fundmi, Jolie zgjodhi t’i shmangej pyetjes në lidhje me marrëdhënien e saj me The Weeknd gjatë promovimit të filmit të fundit ‘Eternals.

Teksa ishte e ftuar në “Daily Pop” me kolegen e saj Salma Hayek, prezantuesi Justin Sylvester e pyeti Jolie nëse fëmijët e saj janë më të emocionuar për filmin e ri apo për miqësinë e saj me këngëtarin The Weeknd.

Ata janë shumë të emocionuar për këtë film, nëse kjo është ajo që po kërkoni,”- tha Jolie duke qeshur.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF