KreuCelebrity

Semi qenka martuar me Bojken Lako, dhe paska një arsye!

Semi është një nga banoret më të komentuara në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Së fundmi teksa ndodhej në dhomën e të dënuarve, ajo ka zbuluar një tjetër histori nga jeta e saj.

Gjatë një bashkëbisedimi me Arditin, Semi ka treguar se që në moshë të vogël ka dashur të largohej nga Shqipëria. Dëshira e saj ishte të vazhdonte shkollën jashtë së bashku me të motrën, por vetëm kësaj të fundit i kishte dalë, kurse vetë ajo nuk ishte marrë më.

Me tej shtoi se ajo dhe Bojkeni u martuan që të largoheshin nga Shqipëria, por kjo nuk ndodhi asnjëherë, “Ndaj u martova me Bokun, bëmë letrat që të iknim bashkë si çift, po e lamë pastaj se mashtronte pak Boku thoshte se kam qejf por nuk tentoi asnjëherë”, tha ajo.

Ndërkohë sikurse Semi tha tanimë ajo ka hequr dorë dhe nuk e shikon më ikjen nga Shqipëria aq të domosdoshme sa më parë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF