KreuCelebrity

Aktorja e njohur rrëfen për herë të parë: “Desh vdiqëm të dyja kur linda vajzën”!

Lindja e vajzës paska qenë një moment mjaft i vështirë për të, dhe këtë aktorja e njohur Gwyneth Paltrow e zbuloi vetëm tani. Ajo tha se të dyja, me Apple, kishin rrezikuar të vdisnin.

“Lindja e vajzës sime ishte një emergjencë, ishte çmenduri, gati sa nuk vdiqëm. Sidoqoftë, kam një shenjë të madhe në trup dhe them me vete, ‘Oh uau, kjo nuk ka qenë këtu”- tha ajo në podcastin “Armchair Expert”.

Si vajzën, ashtu edhe djalin, Gwyneth i ka sjellë në jetë me lindje cezariane, dhe shenjat i kanë mbetur në trup.

“Falë Zotit nuk kishte Instagram kur unë linda fëmijët, sepse tani njerëzit thonë: ‘Oh, sapo linda dy javë më parë dhe kam një bark krejtësisht të sheshtë’. Ndërsa unë them: ‘Uau, unë nuk dukesha kështu dy javë pas lindjes’. Pa dashur të paragjykoj, por tani ne po ushqehemi me këto imazhe që tregojnë se si duhet të dukemi gjatë gjithë kohës, me apo pa bebe.”, u shpreh Paltrow.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF