KreuCelebrity

Prej ditësh në spital për të bijën, Chiara Ferragni: “S’ka më keq se të shohësh fëmijën sëmurë”

Chiara Ferragni dhe Fedez prej ditësh ndodhen në spital pasi vajza e tyre Vittoria është sëmurë.

Ajo është sëmurë nga gripi, por gjendja e saj u përkeqësua ndaj u detyruan ta monitorojnë të voglën për disa ditë.

Së fundmi më anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram, ajo informoi ndjekësit dhe ndau me ta ndjesitë e saj, teksa theksoi se në momente të tilla kupton se sa shumë i rëndësishëm është shëndeti.

“Një foto e vjetër, sepse aktualisht jemi akoma në spital dhe mezi po presim të kthehemi në shtëpi. Vittoria po përmirësohet dita-ditës dhe jemi shumë mirënjohës për energjinë e mirë që po na jepni. Nuk ka më keq se të shohësh fëmijën e sëmurë, është e frikshme. Kur ndodhin të tilla gjëra kupton se shëndeti është luks. Mos e harroni”, shkroi ajo përkrah një fotografie familjare.

 

 

 

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni)

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF