KreuCelebrity

“Semi s’meriton të jetë këtu”, Monika Lubonja: Po të ketë 5 këngë, këpus kokën unë!

Monika dhe Fifi i bënë një lojë banorëve të shtëpisë së “Big Brother VIP” që zgjati 3 ditë. Kjo lojë nuk u pëlqeu banorëve të shtëpisë, dhe ndaj saj reagoi ashpër Semi, e cila përjetoi dy herë sulm paniku pasi Fifi vinte vërdallë me një shkop në shtëpi.

E ndonëse Semi dhe Fifi u pajtuan gjatë spektaklit të së martës, duket se Monikës nuk i ka dal inati. Gjatë një bisede të zhvilluar së fundmi me Fifin, Monika thekson se Semi nuk është një artiste që e meriton të jetë pjesë e “Big Brother VIP”.

“Ardhja e atyre të dyve, Semi dhe Donaldi, në këtë reality show, sidomos Semi, se Semi nuk është ndonjë figurë që duhet të ishte… Më fal, sa këngë ka kënduar Semi? Sa këngë ka në repertorin e saj si këngëtare? Sa këngë ka Semi si këngëtare? Po të ketë Semi pesë këngë sa kam unë pesë gishtërinjtë e dorës, këpus kokën unë!”, u shpreh Monika.

Kujtojmë që aktorja nuk e përjetoi mirë mënyrën se si u prit kjo lojë, pasi qëllimi i vetëm sipas saj ishte që të qetësonte Fifin, e cila nuk ndihej mirë pasi Graniti e sheh si motër. Pas spektaklit, Lubonja shpërtheu në lot në dhomë në e dënimeve, dhe pranë iu gjend Graniti dhe Sabiani.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF