Sivan Himmelman, një 40 vjecare nga Los Angeles po përjeton një dramë të vërtetë pas ndërhyrjeve estetike, të cilat shpresonte se do t`i ndryshonin pamjen për mirë.
Sipas New York Post, Sivan vendosi të operohej në Meksikë sepse ishte më lirë. Për këtë arsye, pagoi 6.400 dollarë për tre ndërhyrje: silicon në gjoks, një fundshpine tip braziljane dhe heqje dhjami. Por trupi i saj nuk reagoi mirë: disa pjesë të tij u frynë, lëkura iu dogj dhe mishi nisi të kalbej!
“Unë shkova vetëm për fundshpinën, por mjeku më ofroi një ofertë më të mirë nëse do të bëja tre operacione”, tha 40 vjecarja.
Me sa duket, organizmi i saj nuk i përballoi dot dhe nga infeksioni, gruaja përfundoi në një gjendje të rëndë ndërsa pamjet e postuara prej saj janë praktikisht shokuese!