Gjatë kësaj jave në Turqi është mbajtur “Best Of Rumeli Ödülleri”, ku emra të rëndësishëm të Ballkanit u nderuan me çmime.
Ky event madhështor u organizua nga “Federata e Shoqatave Ballkanike Rumeli”, dhe të pranishëm në të ishin mjaft emra nga bota e politikës, artit, sportit dhe shkencës.
Big Mama u shpall këngëtarja më e mirë shqiptare “Best of Rumeli 2021”. Këtë lajm të bukur, e bëri të ditur vetë artistja në rrjetet e saj sociale.
Çmimet u dhanë për më të mirët e televizionit, kinemasë, muzikës, modës, sportit, letërsisë, akademisë dhe shtypit, të ndara në 26 kategori:
Artistja më e mirë shqiptare – Big Mama
Artisti më i mirë rumelian – Rumeli Dogan
Producenti më i mirë në një radio – Hopsa Ayhan
Transmetuesi më i mirë i Radios Kombëtare – Emre Mutlu
Aktorja më e mirë – Demet Evgar
Aktori më i mirë – Can Nergis
Gazetari më i mirë – Yalçin Bayar
Artistja më e mirë femër – Gulçin Ergu
Artisti më i mirë mashkull – Ozgun Ugurlu
Shkrimtari më i mirë – Alev Alatli
Programuesi më i mirë televiziv – Güneri Cıvaoğlu
Atletja më e mirë – Melih Mahmutoğlu
Kreatorja më e mirë – Perihan Aki
Filmi më i mirë – Annemin Yarasi
Skenaristi më i mirë – Gani Mujde
Artistja më e mirë maqedonase – Elena Ristevska
Artistja më e mirë boshnjake – Hanka Paldum
Artisti më i mirë – Muammer Ketencioglu



















