CEO i Facebook, Mark Zuckenberg, ka zbuluar se emri i ri i rrjetit social më të përdorur do të jetë META.
Sipas burimeve ky ndryshim vjen si një përpjekje për të përmirësuar imazhin e kompanisë, pas problemeve që Facebook ka patur dhe pas akuzave që u ngritën nga një ish-punonjës.
“Është koha që ne të adoptojmë një markë të re kompanie që të përfshijë gjithçka që bëjmë. Që tani e tutje ne do të jemi së pari metaverse, jo Facebook”, tha Zuckenberg.
Ai tha se “metaverse” është platforma tjetër e madhe kompjuterike tek e cila vëmendja e njerëzve dhe paratë e tyre do të zhvendosen në vitet e ardhshme. Zuckenberg u shpreh se dëshiron që “META” të luajë një rol kryesor dhe të kthehet në një biznes të madh.