Sipas Daily Mail, intervista e bujshme e Princeshës Diana me Martin Bashir në vitin 1995, e cila la gjurmë të forta në jetën e saj, do të jetë pjesë e sezonit të ardhshëm të “The Crown”, që po filmohet aktualisht. “The Crown do t’i kushtojë “një episod të tërë” intervistës, në të cilën Diana foli për martesën e saj me Princin Charles”, thotë e përditëshmja e njohur britanike.
Pikërisht në atë intervistë, Diana pohoi për herë të parë se një person i tretë kishte hyrë në martesën e saj, duke iu referuar Kamilës.
Por veprimi i Netflix ka zemëruar princin William, i cili thote se ky program nuk ka legjitimitet dhe nuk duhet të transmetohet më kurrë.
“Ajo intervistë në mënyrë efektive një tregim të rremë i cili, që për mbi një çerek shekulli, u komercializua nga BBC dhe të tjerë”, ka qenë komenti i tij. Bashir është provuar tashmë se ia nxorri rrëfimin Dianës përmes disa mashtrimeve.