KreuCelebrity

Mori fund; ndahen Gigi Hadid dhe Zayn Malik

Romanca e Gigi Hadid dhe Zayn Malik tani për tani ka përfunduar, kanë konfirmuar burime të shumta për People.

Lajmi vjen disa orë pasi TMZ publikoi një lajm  ku burimet i thanë se nëna e Gigi-t, Yolanda, pretendoi se Zayn e goditi. Pak orë më vonë Zayn mohoi kategorikisht  akuzat në një deklaratë për TMZ.

Ndarja e Gigi dhe Zayn vjen pas gati gjashtë vitesh lidhje e cila ka patur herë pas here ulje e ngritje. Të dy e rindezën për herë të fundit romancën e tyre në fund të vitit 2019. Ata mirëpritën vajzën e tyre Khai në shtator të vitit 2020.

Një mik i familjes Hadid  tha për  ‘People’:

“Gigi dhe Zayn nuk janë bashkë tani. Megjithatë, të dy janë prindër të mirë. Ata janë bashkëprindër. Yolanda sigurisht që është shumë mbrojtëse ndaj Gigi-t. Ajo dëshiron më të mirën për vajzën dhe nipin e saj. Ata u përpoqën t’i bënin gjërat të funksiononin për vajzën e tyre, por nuk ia dolën.”

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF