Lajmi se Gigi Hadid dhe Zayn Malik u ndanë, bëri menjëherë xhiron e botës. Por arsyeja përse thuhet se ka ndodhur një gjë e tillë, është edhe më tronditëse. Thuhet se Zayn ka goditur vjehrrën e tij, Yolanda, e madje kjo e fundit paska menduar të ngrejë padi kundër tij.
Zayn ragoi me këtë postim:
“Siç e dini të gjithë unë jam një person privat dhe dua shumë që të krijoj një vend të sigurt dhe privat ku vajza ime të rritet. Një vend ku çështjet private të familjes nuk hidhen në arenën botërore që t’i zgjidhin të tjerët.
Në përpjekje për ta mbrojtur atë hapësirë ??për të, unë rashë dakord të mos i kundërshtoja pretendimet që lindën nga një debat që pata me një anëtar të familjes së partneres time, e cila hyri në shtëpinë tonë ndërsa partnerja ime ishte larg për punë, disa javë më parë.
Kjo ishte dhe duhet të jetë ende një çështje private, por duket se tani për tani ka përçarje dhe pavarësisht përpjekjeve të mia për të na rikthyer në një mjedis familjar paqësor që do të më lejojë të bashkë-prindëroj për vajzën time në një mënyrë në të cilën ajo e meriton, kjo histori ka rrjedhur në media”.
Që do të thotë, se nuk mohon që dicka të ketë ndodhur mes tyre.